Sinjalet janë se vonesat po marrin fund dhe nëse Senati ndez dritën jeshile, emërimi tij është një lajm i keq për politikën...
Të korruptuarit e Tiranës kanë filluar të shqetësohen sërish. Prej më shumë se 6 muajsh, të gjithë po livadhisin të lirë, për shkak se ambasada e SHBA nuk ka një ambasador zyrtar.
I dërguari me punë i amerikanëve ka qenë shumë i distancuar, duke mos u përfshirë në jetën politike. Që kur Yuri Kim u largua, nuk ka pasur më pas asnjë paralajmërim për politikën dhe kjo ka bërë që Berisha të shkaktojë kaos në Kuvend, ndërsa Edi Rama të pretendojë se reformën e bëri ai dhe jo SHBA.
Të gjithë e dimë se kur selia e “Rrugës së Elbasanit” funksionon si duhet, me kuç e me maç ulin kokën dhe nuk thonë asgjë. Por me të ikur Yuri Kim, duket sikur “minjtë” kanë dalë të bëjnë festë, festë e cila ndoshta nuk do të jetë shumë e gjatë.
Që në janar të vitit që po lëmë pas, u bë e ditur se presidenti Biden ka propozuar për ambasador David J. Kostelancik. Ai doli në Senat dhe mori vlerësime, por votimi është bllokuar që prej muajit prill për shkak se Senatin e drejtojnë Republikanët dhe ka mosmarrëveshje me demokratët. Mirëpo sinjalet janë se situata po normalizohet dhe ambasadori i ri me shumë gjasë në fillim të vitit që vjen është në Tiranë.
Në Gusht “Pamfleti” raportoi se Senati ka bllokuar 301 emra, që duhej të emëroheshin në poste të ndryshme, përfshirë në drejtësi, departamente, ambasada, etj. Por sipas të dhënave më të fundit të këtij Senati, emri i Kostelancik po afron drejt futjes në rend dite për tu miratuar. Senati ka ezauruar më shumë se gjysmën e emrave dhe tani kanë mbetur vetëm 125 në pritje, nga të cilët 17 janë ambasadorë. Sipas listës së Senatit me emrat në pritje, ambasadori Kostelancik është i 24.

Sinjalet janë se vonesat po marrin fund dhe nëse Senati ndez dritën jeshile, emërimi tij është një lajm i keq për politikën. David J. Kostelancik është një njohës i mirë i Ballkanit dhe fokus të madh do të ketë luftën ndaj korrupsionit dhe ndikimin rus, dy fenomene mjaft të përhapura në vendin tonë.
“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik kur raportoi në Senat. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, theksoi ai. /Pamfleti
Lini një Përgjigje