TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 18:38

Salianji merr pjesë në protestë: Qeveria është e zhytur në skandale, duhet të rrëzohet!

Shkruar nga Pamfleti
Salianji merr pjesë në protestë: Qeveria është e zhytur
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

Ai shprehet se “qeveria është e zhytur në skandale” dhe është koha që të rrëzohet.

“Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht”,-tha ai nga sheshi.

Salianji ka nisur prej ditësh një foltore me qytetarët dhe mbështetësit demokrat në Shqipëri, teksa ka theksuar se qëllimi nuk është përçarja e opozitës, por bashkimi i saj dhe përballja me qeverinë e korruptuar, me revoltë dhe protesta të fuqishme.

ervin salianji protesta e pd

1 Komente

  1. A
    Arben hoxha.

    Ky tani eshte bere sj nje qen I rrahur dhe tani kerkon strehperseri

    Lini një Përgjigje