TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 18:00

Aferat e qeverisë, opozita zbret në shesh; mijëra persona mblidhen para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
Aferat e qeverisë, opozita zbret në shesh; mijëra persona
Qytetarët para Kryeministrisë

Opozita protestë kombëtare para Kryeministrisë

Pas skandaleve të njëpasnjëshme që kanë mbërthyer qeverinë, opozita ka zbritur në shesh. Detajet nga dosja “Balluku”, por edhe skandali me hetimet për AKSHI-n, tregojnë se aferat shkojnë në nivelet më të larta të qeverisjes. Madje, në disa biseda përmendet edhe vetë Rama, teksa opozita pretendon se te dosja “AKSHI” dalin edhe familjarë të tij.


Për shkak të të gjitha këtyre skandaleve, opozita vendosi që sot të mos ketë një foltore si ato të zakonshmet, por një protestë kombëtare, duke kërkuar largimin e Edi Ramës. Për opozitën, fajtore nuk është vetëm Balluku, por koka është Rama sepse abuzimet janë bërë me lejen e tij.

Aferat e qeverisë, opozita zbret në shesh; mijëra persona
Qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë

Para Kryeministrisë janë mbledhur me qindra qytetarë dhe nga momenti në moment pritet të nisë tubimi. Vetë Berisha pak më parë shkoi në godinën e PD dhe nga aty u nis drejt Kryeministrisë. Aty është ngritur një podium dhe pritet të flasin Berisha, deputetët dhe personalitete të tjera.

Aferat e qeverisë, opozita zbret në shesh; mijëra persona
Qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë

Në prapaskenë ka pasur zëra se mund të ketë edhe tensione, por akoma nuk ka një skenar të qartë.

Vetë policia ka marrë masa, duke rrethuar Kryeministrinë. Mbi 1.200 efektivë janë në terren, teksa po ashtu në gatishmëri janë edhe autobotet e ujit. Sipas burimeve nga PD, pritet që në protestë të jenë të pranishëm qytetarët nga gjithë Shqipëria.

 

protesta pd opozita

Lini një Përgjigje