TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 17:49

Protesta e opozitës/ Berisha mbërrin në selinë e PD-së, pritet me brohorima nga mbështetësit

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës/ Berisha mbërrin në selinë e PD-së,
Sali Berisha teksa futet brenda Selisë së PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë qendrore të PD-së, ku është pritur me brohorima nga mbështetësit e tij.

Mbështetësit janë mbledhur përpara selisë së PD-së në prag të protestës kombëtare të thirrur nga opozita, e cila pritet të nisë në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Pas disa foltoreve të mbajtura të hënave, opozita vendosi të mbajë një protestë kombëtare kundër korrupsionit qeveritar. Data u vendos pas vendimit të SPAK për të kërkuar arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, por edhe daljes së detajeve nga dosja, në të cilën del edhe kryeministri Rama.

Ndërkohë që pritet të nisë tubimi i opozitës, përreth godinës qeveritare janë vendosur kordonë metalikë. Gjithashtu, edhe hyrja e Kryeministrisë është blinduar, teksa janë hequr edhe zbukurimet festive nga frika se mund të dëmtohen.

Pavarësishtë se pritej një protestë e dhunshme, Flamur Noka ka deklaruar pak minuta më parë se janë për tubime paqësore dhe kundër dhunës, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata.

 

berisha pd seli protestë

Lini një Përgjigje