TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 15:33

Presidenti Begaj vizitë në Pukë: Mbështetje për zonat malore të vendit!

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj vizitë në Pukë: Mbështetje për zonat
Kryebashkiaku Rrok Dodaj dhe Presidenti Bajram Begaj

Begaj vlerësoi investimet në turizëm, bujqësi dhe ruajtjen e traditave kulturore

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Pukë, ku u takua me kryebashkiakun Rrok Dodaj dhe drejtues vendorë.

Begaj u njoh me problematikat dhe mundësitë e zhvillimit të zonës.

Kreu i Shtetit vlerësoi investimet në turizëm, bujqësi dhe ruajtjen e traditave kulturore, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së sipërmarrjeve lokale dhe krijimit të mundësive për të rinjtë në vendlindje.

Gjatë bashkëbisedimit me autoritetet vendase, Begaj u ndal te potenciali i banorëve të zonës dhe tradita e hershme tregtare e Pukës.

Ai theksoi se shumë sipërmarrës pukjanë kanë arritur të depërtojnë edhe në tregjet ndërkombëtare, duke çuar produkte me emrin e Pukës në vende të ndryshme të Europës.

“Përveç vlerës dhe cilësisë së prodhimeve, ata përcjellin edhe imazhin e Shqipërisë në botë përmes punës së ndershme,” u shpreh Presidenti Begaj në takimin me sipërmarrësit.

Gjatë vizitës, Presidenti Begaj inspektoi disa punishte dhe fabrika përpunimi, si dhe vizitoi Muzeun Etnografik të Pukës.

Në përmbyllje, ai shtroi një drekë për qytetarët në nevojë, në prag të festave, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme institucionale.

presidenti bajram begaj puke turizmi

Lini një Përgjigje