
Në prag të mbajtjes së protestës së parë kombëtare të thirrur nga PD dhe aleatët e saj kundër Qeverisë Rama, qytetarëve u janë drejtuar thirrje që të marrin pjesë masivisht në tubim.
Deputeti Edi Paloka i është bashkuar grupit të ligjvënësve që përmes rrjeteve sociale, kërkojnë që qytetarët të reagojnë kundër vjedhjeve masive të Qeverisë. Paloka shkruan se protesta nuk zhvillohet për karriget e askush, por për dinjitetin e gjithësecilit.
“Protesta nuk është për karriget e askujt ! Është për dinjitetin e gjithësecilit! Milionat e vjedhura, nuk merren vetëm në xhepin e demokrateve!
Luksi i Ramës dhe sejmeneve të tij, është poshtërim për të gjithë ata që përdorën e shfrytëzohen!
Padrejtësitë nuk i bëhen vetëm opozitës, por të gjithë shqiptarëve! Prandaj dilni protestoni se dilni për vete, për fëmijët tuaj e për askënd tjetër!”, shkruan Paloka.
Lini një Përgjigje