TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 13:45

Berisha ultimatum Ramës: Ose largohesh ti, ose shuhet opozita

Shkruar nga Pamfleti
Berisha ultimatum Ramës: Ose largohesh ti, ose shuhet opozita
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha disa orë para fillimit të protestës i ka vënë një ultimatum të fortë kryeministrit Edi Rama.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se protesta e sotme duhet të shihet si një proces që ndalet vetëm në shuarjen e opozitës ose largimin e Ramës.

“Së pari do të sqaroj se ky është një proces inaugural. Ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë. Pasi kemi faktuar çdo gjë të betuar, që do të vazhdojmë luftën tonë deri në përmbysjen e regjimit. Ne e nisëm këtë me foltoren para Kryeministrisë. Jo të paktë ishin ata që e përqeshën atë, por gabuan. Se ajo kishte një mesazh se ai shesh, do të jetë sheshi i lirisë. Vazhduam në Parlament, ku opozitës iu mohua çdo hapësirë kushtetuese. Zbresim në shesh pasi Rama përdori gjykatën Kushtetuese, organin më të lartë për të firmosur licencën e vjedhjeve të tij dhe qeveritarëve të tij pa u shqetësuar. Pra, këtë protestë do ta merrni që ndalet dhe një herë, një ansambël i tërë dhe do të ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës dhe shuarjen e opozitës.”, tha Berisha.

 

berisha ultimatum rames shuhet opozita

Lini një Përgjigje