TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 12:33

Protesta e PD, Gjin Gjoni paralajmëron akte dhune: Po të mbetet në dorë të qytetarëve do ketë agresivitet

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e PD, Gjin Gjoni paralajmëron akte dhune: Po të mbetet
Nje nga protestat e opozitës

Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvillojnë pasditen e së hënës protestën e parë kombëtare kundër Qeverisë Rama, disa muaj pas humbjes që opozita pësoi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Për këtë protestë janë angazhuar të gjithë deputetët, me synimin e qartë për një masivitet të protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia pritet të angazhojë rreth 1300 forca policore, ndërsa nga opozita ende nuk janë publikuar detaje lidhur me mënyrën se si do të zhvillohet protesta.

Godina e Kryeministrisë është blinduar prej ditës së dielë, duke siguruar dyert e institucionet. Po çfarë pritet nga protesta e sotme?

Deputeti demokrat i Lezhës, Gjin Gjoni, që iu bashkua politikës, pasi u përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, për shkak të Vetting, paralajmëron akte dhune. Në një prononcim për emisionin “Terminal” në A2Cnn, Gjoni tha se pakënaqësia popullore është shumë e madhe dhe theksoi se “po t'ia lësh në dorë qytetarëve, të jesh i sigurt që ata janë për veprime tepër agresive” në protestën e opozitës.

“Pakënaqësia është shumë e madhe dhe po t'ia lësh në dorë të qytetarëve, të jesh i sigurtë, që ata janë për veprime tepër agresive dhe thonë jemi gati që të marrim çdo veprim të mundshëm vetëm të shporrim njëherë e përgjithmonë këtë qeveri.

Por, Partia Demokratike është parti e cila vjen nëpërmjet votës në pushtet dhe ne nuk duam që nëpërmjet protestës sonë të ngjallim dhunë dhe akte të cilët nesër-pasnesër do ndikojnë negativisht edhe për Shqipërinë e cila është kandidate dhe ka hapur kapitujt për Bashkimin Europian”, tha deputeti demokrat.

Ai u shpreh se duhet vendosur një ekuilibër dhe ky ekuilibër i brishtë midis veprimeve të njëpasnjëshme dhe mbajtjes në një lloj kufizimi të gjithë njerëzve të cilët vijnë për të protestuar dhe kanë një mllef të jashtëzakonshëm.

Dilema e tyre është mos na thirrni për të bërë protesta për shëtitje bulevard, por a është e gatshme Partia Demokratike që të marrë përsipër për një aksion që mund të kalojë edhe protestën paqësore. Këtu ka pikëpyetjet e veta. Partia Demokratike nuk mbështet aktet e dhunës”, shtoi Gjoni.

gjin gjoni protesta pd

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Ku e dini Ju që qytetarët do reagojnë dhunshëm? Organizatorët e protestës mbajnë përgjegjës,i nëse do ketë rebelim të armatosur. Apo, po parashikoni reagim të vakët dhe po gjeni alibinë për këtë.

    Lini një Përgjigje