TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2025, 11:15

Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Rama: Do të vendosim pasi të flasë Kushtetuesja

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Rama: Do të vendosim

Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë nuk do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, deri në momentin që Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht mbi çështjen në fjalë.

Gjatë hyrjes së podkastit të tij, Rama theksoi se kërkesa e prokurorëve ka ardhur në një moment kur çështja e pezullimit të Ballukut është ende në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka pranuar kërkesën e qeverisë dhe ka vendosur rikthimin e saj në detyrë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Sipas kryeministrit, në një shtet të së drejtës nuk mund të kërkohen masa të reja ekstreme pa u mbyllur më parë gjykimi për masën ekzistuese.

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve, pesë nga Partia Socialiste dhe pesë nga Partia Demokratike. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe tre prokurorë të posaçëm, mes tyre drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, si dhe prokurorët e çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Në deklaratën e tij, Rama u shpreh kritik ndaj asaj që e cilësoi si një “ngutje” të prokurorëve për t’iu drejtuar Kuvendit me kërkesa për masa të reja, ndërkohë që më 22 janar pritet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin në themel të masës së pezullimit. Ai theksoi se drejtësia nuk duhet të “vrapojë”, por të gjykojë me qetësi dhe në respekt të ndarjes së pushteteve.

Kryeministri nënvizoi se shumica qeverisëse dhe parlamentare nuk ka asnjë gjasë të shqyrtojë kërkesën e SPAK për masa të reja, pa u mbyllur më parë procesi kushtetues për masën e pezullimit, të cilën ai e quajti antidemokratike dhe antikushtetuese. “Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon”, përfundoi Rama.

Deklarata e Ramës

Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie.

E ngre këtë pyetje sepse në çdo vend, ku drejtësia nuk vrapon, po gjykon, ajo do të priste fundin e gjykimit për një masë, para se të kërkonte një masë tjetër, sepse shteti i të drejtës nuk është shesh as për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as për përsheshin e një pushteti në territorin kushtetues të një pushteti tjetër. Sot, nuk e kam përgjigjen, por do të vazhdoj të lexoj, do vazhdoj të mësoj dhe do të vazhdoj të bëj të gjithë përpjekjet e mia që të kuptoj sa më mirë nga analiza e thelluar e simptomave të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, e me siguri do ta kem në kohën e duhur edhe përgjigjen time për sa më lart.

Por në ndërkohë, sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve të Këshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të “torturave”të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon

12 Komente

  1. G
    Gëzim Kabineti

    Si nuk i vjen me turp as ketij e as Saliut te ketij. Perveçse hajdute pisa paskan qene dhe legena pa kurfare dinjiteti! Turp

    1. F
      Feti Dema

      O z.Rama! Drejtësia nuk po vrapon siç e percepton Ti. Drejtësia, "po shpejton pa u nxituar"se e ka një hall. Para, e shtyn interesi publik. Shpejtojnë se të gjitha provat që disponojnë, kanë frikë se ua prishin e ua fshehin , ata që ke rreth e rrotull , në Kryeministri, në AKSHI , nëpër arkiva e kudo ku administrohet pushtet. Një qeverisje që e ka humb busullën, ikën kuturu. Ktheje kokën pas dhe foli "hapur partisë"! SPAK nuk është as kishë as xhami.

      1. b
        baci

        Dikush po e keshillon gabim. Po merr ne mbrojtje te hapur nje qeveritare per te cilen akuza ka ngritur akuze ne nje material 16.000 faqe. Qe nga ky moment prokuroria duhet te ngreje akuze dhe ndaj kryeministrit direkte per pengim te drejtesise dhe shperdorim detyre. Eshte absurde qe nje minister te mbrohet keshtu dhe mos ti dorezohet drejtesise. Po i ben karshillek SPAK por i ka hyre nje cmendurie, ku ne fund do bej vetevrasje politike dhe penale. Kuptohet e jane bashke por prape nuk justifikohet. Mbreti tashme ka dale lakuriq.

        1. B
          Bilbili

          Mbas Kushtetueses do te thote, do presim te shpehet Venecia! Ehu ja dim kengen ketyre…

          1. a
            alma

            Patjeter kur ta mendosh ti te arsyeshme. Vazhdo me arrogance se te vendi do shkosh dhe ti qe fryhesh si gjel tani.

            1. d
              drin

              Ju lutem mos e merrni seriozisht. Fale zot se nuk di ca ben. Hera e pare qe ky. jeri bie ne kete boshllek llogjik. Ka qene mashtrues, kurre ska bere ate qe ka predikiar, i papergjegjshem. Por ka patur oratori. Tani me ka humb gjithcka. Eshte bere nga me te pasurit ne Europe por prape eshte per te ardh keq

              1. E
                Emigranti 1991

                "Edvin Rama o pallosh, me shqiptaret ke hy në borxh". Per bllokun e Ilir Metes 750 mije euro i ngacmove emocionalisht dhqiptaret sa i çove drejt plumbave, kater viktima, për 750 mijë euro, pasoja. Për miliarda euro, nuk po don me shly borxhin me Shqipot. Ja na thuaj, ç faj të kemi.

                1. P
                  Parku Rinia

                  Njesoj si me rastin e imunitetit te deputetes Olta Xhacka, ashtu edhe tani me Belinda Ballukun, Ti, ‘Dominus Dominis’ (askush nuk bezan as ne PS, as ne Grupin Parlamentar te PS, as ne Qeveri JO e JO!), e ke zhelosur Gjykaten Kushtetuese ne nje Gjykate Fakti, antareve te se ciles, per me teper, arrite t’iu tundesh e shkundesh rrogen mujore/vendin e punes/ekzistencen profesionale e personale, me nje populizem banal e gjuhe rruge e kafenesh ‘tymi’ e ‘avujsh alkooli’

                  1. A
                    A. B.

                    Lus zotin që të ketë ferr special për monstrat.

                    1. E
                      Esmeralda Demo

                      K/M Edi Rama tregon që është turpi i këtij vendi.

                      1. K
                        Kërcen prifti nga Bela-ja

                        Sa thelle qenka zhytur ne pisllek i ziu kryeminister… Paniku i madh ne kete fund viti 2025 ka gjasa te behet gjigand ne fillim te 2026. Me kete sjellje, Saliu, Likja, Bela dhe çdo i korruptuar ne vendin tone, kane nje luftetar antidrejtesi te nivelit me te larte. Procesi tashme i kompromentuar ne Kushtetuese per pezullimin e pezullimin nuk ka asnje lidhje me kerkesen e mases se re per parlamentin. Turp per kryeministrin e kapur gafil!

                        1. P
                          PARTIA SOCIALISTE E RE

                          Rama po e "godet topin me shkelm". Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për procedurat penale që lidhen me një "qytetar". Statusi i saj në lidhje me "imunitetin parlamentar" vazhdon. Ju lutem, luani lojën në "strukturën shtetërore". Nëse Rama vazhdon kështu, PS është në fund të fundit! Ajo përballet me probleme ekzistenciale që nga vitet 1950.

                          Lini një Përgjigje