TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2025, 21:58

Begaj pritje me gazetarët me rastin e festave të fundvitit: Media, rol kyç në ruajtjen e demokracisë

Shkruar nga Pamfleti
Begaj pritje me gazetarët me rastin e festave të fundvitit: Media, rol
Begaj me gazetarët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar këtë të premte, më 19 dhjetor, një darkë fundviti me gazetarë dhe përfaqësues të mediave, ku ka vlerësuar kontributin e tyre në pasqyrimin e zhvillimeve gjatë gjithë vitit. Në një atmosferë reflektimi mbi rolin e informacionit dhe sfidat e profesionit, Begaj u shpreh se gazetaria është një nga profesionet më të rëndësishme në shoqëri.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti vlerësoi praninë e medias në çdo ngjarje dhe situatë, duke përmendur se viti që po mbyllet ka qenë i mbushur me dinamika politike dhe sociale që janë ndjekur në kohë reale nga gazetarët. Ai e cilësoi gazetarinë si profesion më të rëndësishëm edhe se mjekësia, pasi sipas tij, “mjekët kanë përgjegjësi ndaj individit, kurse gazetarët ndaj interesit publik”.

Gjithmonë kam menduar se profesioni i mjekut është më i bukuri në botë, por jam gabuar. Gabriel Garcia Marquez e ka thënë më mirë se unë: Gazetaria është profesioni më i bukur në botë”, tha Begaj. Ai shtoi se puna e gazetarëve ka qenë e përkushtuar, në institucione, në rrugë, dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Në përfundim, kreu i shtetit shprehu mirënjohje për misionin informues të medias, duke theksuar se roli i saj është kyç në ruajtjen e demokracisë dhe në përhapjen e së vërtetës.

Si çdo vit tjetër, ka qenë i pasur me ngjarje, nga ato rutinë, deri te zhvillimet më dinamike politike, që më mirë se ju askush tjetër nuk i raporton. Gjithmonë kam menduar se profesioni i mjekut është profesioni më i bukur në botë, në fakt jam gabuar, sepse, siç e thotë edhe një shkrimtar i njohur kolumbian, Gabriel Garcia Marquez, gazetaria është profesioni më i bukur në botë.

Sepse është një profesion i vështirë, me shumë sfida, por që ka një përgjegjësi shumë më të madhe se sa mjekët. Mjekët përgjegjësinë e kanë me individin, kurse ju e keni përgjegjësinë me interesin publik. Dhe ju keni qenë prezentë kudo për të raportuar, për të informuar. Keni qenë në rrugë, keni qenë në institucione, duke u përkushtuar dhe duke u angazhuar përgjithmonë. Kështu që sot është dita për t’ju falënderuar për përkushtimin, për kontributin dhe besoj se përgjegjësia e informimit për të vërtetën është ajo çfarë juve ju bën krenarë. Shumë faleminderit për punën dhe misionin tuaj”, tha Begaj.

 

begaj gazetaret

Lini një Përgjigje