TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 09:53

Qeveria hap 'thesin' për festat e fundvitit, kategoritë që përfitojnë bonus 150 euro 

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria hap 'thesin' për festat e fundvitit, kategoritë
Edi Rama

Këshilli i Ministrave ka miratuar bonus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. 

Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për herë të 4-t teksa ka vendosur të japë shpërblime për fundvitin për personat me aftësi ndryshe në vlerën 15.000 lekë.

Kjo kategori nuk ishte e përfshirë në aktin e tetorit ku dhanë shpërblime për pensionistët. Ministri i Financave Petrit Malaj njofton se nga ky bonue si veçantë përfitojnë 148 mijë persona. 

“Mbështetje financiare për familjet me ndihmë ekonomike me 15 mijë lekë, janë 148 mijë përfitues me fond 2.2 miliardë lekë si për shpërblimin e familjeve në nevojë dhe per personat me aftesi ndryshe. Janë 150 mln euro do të kalojë në llogarinë që kemi në bankën e shqipërisë për skemën e pensioneve që të mbështesim reformën e re”, tha Malaj.

bonus fundviti edi rama buxheti 2025

Lini një Përgjigje