TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 11:31

“Koha nuk pret”, deputeti i PD thirrje qytetarëve: Pjesëmarrja domosdoshmëri

Shkruar nga Pamfleti
“Koha nuk pret”, deputeti i PD thirrje qytetarëve:
Takimi me demokratët në Durrës

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë thirrur një protestë kombëtare pasditen e sotme kundër Qeverisë Rama, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha është shprehur për nisjen e revoltave që do të ndalen vetëm me rrëzimin e saj.

Në këtë kuadër, deputetët demokratë janë angazhuar prej ditësh në takime me qytetarë, që i ftojnë të marrin pjesë në protestë.

Deputeti demokrat, Igli Cara, gjatë një takimi në Durrës, theksoi se pjesëmarrja në protestën e sotme është domosdoshmëri.

“Me demokratët dhe qytetarët e Durrësit, folëm hapur dhe me përgjegjësi për detyrën që kemi përpara. Pjesëmarrja në protestën e nesërme nuk është zgjedhje, është domosdoshmëri. Regjimi i Ramës ka varfëruar familjet shqiptare, ka përzënë fëmijët tanë nga atdheu, e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet dhe ka grabitur buxhetin e shtetit dhe çdo pronë publike.

Nesër, më 22 Dhjetor, në orën 18:00, të gjithë në protestë kundër regjimit. Koha nuk pret. Shqipëria na thërret! Partia Demokratike Dega Durrës.”, shkruan Cara në rrjetin social.

igli cara pd protesta

Lini një Përgjigje