TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 18:18

Çfarë do të ndodhë në protestë? Korreshi: Gjithçka e kanë në dorë qytetarët

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë do të ndodhë në protestë? Korreshi:
Saimir Korreshi

Saimir Koreshi, deputet i Partisë Demokratike, përpara protestës së opozitës deklaroi se “gjithçka e kanë në dorë njerëzit sot”. Pra nuk dihet se si do të përfundojë kjo protestë, teksa ka zëra se mund të kemi tensione.

“Sot e kanë në dorë vetë njerëzit, kështu që përveç fjalës së kryetarit të partisë, mendoj që pjesa tjetër do të jetë ajo që ndjejnë njerëzit. Gjithçka e kanë në dorë njerëzit. Është vjedhur çdo shqiptar”, tha Koreshi për A2 CNN.

Sipas tij, e mira është që Edi Rama të japë dorëheqjen sot dhe të vendoset një qeveri teknike. “Është kokë e këmbë në krim dhe i lidhur me të gjitha aferat që ndodhin në Shqipëri”, shtoi deputeti demokrat.

Sipas tij, protesta e sotme “është përtej partive”. “Janë vjedhur njësoj të gjithë shqiptarët. Shifrat e vjedhura që kanë dalë në dritë deri tani, duhen shumëzuar me 100 me ato që kemi parë ne që kemi marrë USB-të”, theksoi më tej Koreshi.

 

korreshi pd proteste

Lini një Përgjigje