TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 10:20

Sali Berisha: Kam prova se njeriu më i fuqishëm i FBI, tentoi të më eleminojë

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha: Kam prova se njeriu më i fuqishëm i FBI, tentoi të
Sali Berisha

I ftuar në “Ora e Betit” , Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se ka prova tashmë se njeriu më i fuqishëm i FBI-së u kontraktua për të eliminuar atë dhe opozitën shqiptare.

Ai tha se opozita gjatë gjithë këtyre viteve, ka rënë pre e përpjekjes së paimagjinueshme për ta skajuar atë në një shkallë ekstreme.

"Kemi prova tashmë se njeriu më i fuqishëm i FBI-së u kontraktua për të eliminuar opozitën shqiptare. Sikurse u provua edhe me aferën ruse dhe sanksionimin e Sali Berishës. 

Opozita gjatë gjithë këtyre viteve, unë jam dëshmitar i përpjekjes së paimagjinueshme për ta skajuar atë në një shkallë ekstreme.Donin ta përjashtonin me çdo kusht nga reforma në drejtësi, aq sa nxorën te dera e parlamentit me 15 të rinj të Sorosit bashkë me një ambasador për të protestuar kundër opozitës. 

Gjithë çfarë unë kisha në dorë, kishim vetëm standardet e Venecias për reformën në drejtësi", tha ai.

sali berisha fbi

Lini një Përgjigje