TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 07:52

Anuloi mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë; pse u nervozua Rama dje gjatë konferencës së jashtëzakonshme (Fotolajm)

Shkruar nga Pamfleti
Anuloi mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë; pse u nervozua Rama
Edi Rama gjatë konferencës së djeshme për shtyp

Në një konferencë të jashtëzakonshme të thirrur ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama foli dhe kërcënoi në emër të ndërkombëtarëve për sanksionone ndaj qeverinë e Kosovës.

Ai madje anuloi edhe mbledhjen e përbashkët të qeverive.

Vetë Rama u shfaq i nervozuar gjatë konferencës për shtyp, u kap me gazetarët, i sulmoi ata dhe përgjithësisht iu shmang pyetjeve.

Por mbi të gjitha, ai nuk mbajti asnjë qëndrim kritik ndaj mikut të tij, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Rama gjithashtu kritikoi edhe ata që e sulmojnë për qëndrimet e tij ndaj Kosovës.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të takohen sot në Gjakovë siç ishte parashikuar.

“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”, tha Rama.

Teksa pohoi se dera e Shqipërisë do të jetë e hapur për Kurtin edhe nëse mbyllet nga bashkësia euroatlantike, Rama paralajmëroi ditë të vështira për Kosovën: “Jemi në prag të vënies në zbatim të planeve për masa shtrënguese ndaj një shteti të krijuar nga ata që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit”.

Rama foli edhe me emra mbi refuzuesit e draft-dokumentit të Asociacionit të propozuar nga ai për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës: “Ka dy njerëz që janë të painteresuar për Asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, jo janë bashkë që janë marrë vesh, por janë të interesuar që Asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë”.

Anuloi mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë; pse u nervozua RamaAnuloi mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë; pse u nervozua RamaAnuloi mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë; pse u nervozua RamaAnuloi mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë; pse u nervozua RamaAnuloi mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë; pse u nervozua RamaAnuloi mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë; pse u nervozua Rama

 

rama kosova kurti

Lini një Përgjigje