TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 23:00

Berisha bën viktimën: I gjithë skenari mafioz ndërkombëtar u drejtua këto 2 vite kundër meje

Shkruar nga Pamfleti

Berisha bën viktimën: I gjithë skenari mafioz

Sali Berisha vijon të bëjë viktimën sa i takon përplasjeve me ndërkombëtarët. Në “Ora News”, ai u shpreh se i gjithë skenari mafioz shqiptar dhe ndërkombëtar ishte drejtuar këto 2 vite kundër tij.

Ai tha se askush përveç demokratëve nuk ka të drejtë që tu caktojë kryetarin demokratëve, ata duhet ta zgjedhin me votën e tyre të lirë.

S’mund të jetë kurrë ajo sepse i gjithë skenari mafioz shqiptar dhe ndërkombëtar ishte drejtuar këto 2 vite kundër Sali Berishës për të shkatërruar opozitën. Opozitën e mban në këmbë vota e lirë e demokratëve.

Askush përveç demokratëve nuk ka të drejtë që tu caktojë kryetarin demokratëve, ata duhet ta zgjedhin me votën e tyre të lirë. Cilido ka të drejtë të sfidojë kryetarin e partisë së PD-së, nuk ka pengesa për këtë gjë. Unë jam pengesë për asgjësimin e opozitës shqiptare”, tha ai.

berisha nderkombetaret

Lini një Përgjigje