TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 22:36

Berishës nuk i del inati me ambasadorin britanik: Non-grata ime në Angli erdhi nga komploti Rama-Allister

Shkruar nga Pamfleti

Berishës nuk i del inati me ambasadorin britanik: Non-grata ime në

Ish kryeministri, Sali Berisha është shprehur se shpallja e tij non grata nga Britania u bë si një aferë korrupsioni e ambasadorit Allister, Veliajt, Bashës dhe Ramës.

Në një intervistë për emisionin, “Ora e Betit” në “RTV Ora”, ai tha se një gjë të tillë do ta provojë me fakte dhe dokumente, të cilat paralajmëroi se do t’i publikonte shumë shpejt për publikun.

E gjitha kjo është në aferë korrupsioni e Allister, Veliajt, Bashës dhe Ramës. Do ta provoj këtë gjë me fakte dhe dokumente. E kam shumë të lehtë të faktoj korrupsioni si një mekanizëm për të shkatërruar demokracinë. Unë si kryeministër dhe president kam rivendosur marrëdhëniet me Britaninë e Madhe.

Del një i korruptuar dhe mashtron qeverinë e tij për gjëra të pa imagjinueshme. Një organizatë kriminale me Fatjon Dautin me një njeri që nuk e kisha njohur kurrë në jetën time, një person që ka thyer selinë e PD-së në 8 janar. Nuk e dija se kush është. Do të dal shumë shpejt me dokumente dhe do të marrë një ankesë në rrugë zyrtare”, tha ai.

berisha non grata britania

Lini një Përgjigje