TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 21:21

Anulimi i takimit në Gjakovë, Paloka sulmon Ramën: Vendosi sanksione ndaj Kosovës,  ja kaloi edhe Vuçiçit

Shkruar nga Pamfleti

Anulimi i takimit në Gjakovë, Paloka sulmon Ramën: Vendosi

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ashpër pas anulimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.

Paloka është shprehur se sot pasi bëri zëdhënësin e Aleksandër Vuçiçit nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Rama ndërmori aktin më të paimagjinueshëm duke kërcënuar me sanksione ndaj qeverisë së Kosovës.

Atëherë kur mendon se Rama ka kaluar çdo limit me Kosovën, ai të tregon se ka edhe më shumë…

Sot, pasi bëri zëdhënësin e Vuçiçit nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Rama ndërmori aktin më të paimagjinueshëm; vendosi “sanksione” ndaj qeverisë së Kosovës! Duket që as në këtë çështje “nuk kemi parë asgjë akoma””, shkruan ai.

 

paloka rama

Lini një Përgjigje