TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 21:01

“Basha një kufomë politike që bashkëpunon me Ramën”, Salianji: PD s’është më parti, por grumbull interesash personale

Shkruar nga Pamfleti

“Basha një kufomë politike që bashkëpunon me

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se Lulzim Basha nuk është larguar kurrë nga PD, ndërsa e ka cilësuar atë si një kufomë politike që bashkëpunon me Edi Ramën.

I ftuar në “Frontline”, teksa ka komentuar situatën brenda partisë, Salianji është shprehur se kjo nuk është më një parti, por një grumbull interesash personale. Më tej, deputeti demokrat shtoi se opozita duhet të riformatohet e të riorganizohet, ndërsa tha se PD është një parti e konfiskuar nga qeveria.

“Nuk ka asnjë proces, nuk ka asnjë parti që funksionon por vetëm një grumbull interesash personale. S’mund të ngelemi peng i një konvencioni. Qeveria ka konfiskuar vulën e siglën, këtu qeveria ka vjedhur edhe një parti politike. PD është e konfiskuar. PD që nuk është sigla e vula dhe disa zyrtarë por demokratët që mbajnë këto e sakrifica për të mbajtur në këmbë PD e opozitën, janë ata që janë pronarët e vërtetë.

Opozita të rikonceptohet e riformatohet. Sot PD e drejtuar nga praktikisht Lulzim Basha, sot është në koalicion me qeverinë. Opozita ka detyrimin tu mundësojë qytetarëve që të votojnë për një parti tjetër. Ai si i kthyer si jo është një kufomë politike. As nuk ka ikur as nuk është kthyer. Është aty nëpër këmbë”, tha Salianji.

salianji basha rama pd

Lini një Përgjigje