TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 20:17

“S’bëjmë dot mbledhje si UFO”, Rama: Kosova duhet çlirojë të ngujuarit e vetëvendosur me anë të zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

“S’bëjmë dot mbledhje si UFO”, Rama: Kosova duhet

Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar se në kushtet që ndodhen aktualisht nuk mund të zhvillohet një mbledhje e dy qeverive me Albin Kurtin, pasi do të ishte si teatër dhe këtë gjë nuk e pranon.

Në një konferencë për mediat, Rama shtoi se e ka thirrur disa herë në takim Kurtin, ndërsa sipas tij ai e ka refuzuar. Më tej, kryeministri u shpreh se zgjedhjet e parakohshme përpos se do duhet të mbahen, do duhet të çlirohet i ngujuari i vetëvendosur që është në fakt simbol i absurditetit.

I pyetur nëse nga ana e Shqipërisë kjo mund të cilësohet si presion, Rama e mohoi duke shtuar se vendi ynë është pjesë e pandashme e botës euroatlantike, ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë në reputacionin e tyre që e kanë krijuar si shtet.

“Jo, fare. Sepse, thashë edhe njëherë kam disa ditë që kërkoj ta takoj, ka qenë i zënë e mirëkuptoj. Nuk jemi në kushtet kur mund të bëjmë mbledhje si UFO. Shqipëria të paktën s’është UFO, është pjesë e pandashme e botës euroatlantike. Nuk bëjmë dot teatër. Ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar, me ata që e krijuan si shtet. Unë i marr me mend, nënqeshjet dhe përqeshjet me bashkësinë euroatlantike, që krijoi Kosovën dhe atyre që nuk e deshën kurrë krijimin e një Kosovë të pavarur. Ne këtë gjë nuk duhet ta lejojmë. Për çfarë bëhet njëherë? Për një të ngujuar që nuk ushtron dot detyrën por as funksionet bazike të një njeriu normal që nuk del të marrë dot ajër jashtë godinës?

Ajo që u bë me zgjedhjet ishte e duhur, ajo s’u bë që të qeverisnin shqiptarët. Ajo u bë për t’u thënë serbëve: I bojkotuam? Okay, ne si lëmë institucionet bosh. Në momentin që thua je gati të bësh zgjedhje të parakohshme e çliron të ngujuarin e vetëvendosur të rrethuar me policinë. I vetëvendosuri rri aty si simboli i absurdit.”, tha Rama.

rama ufo mbledhje kosova

Lini një Përgjigje