TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 20:02

Anulimi i mbledhjes për shkak të deklaratave të Kurtit? Rama hidhet në sulm: Kemi raporte të mira, por ai dhe Vuçiç nuk e duan Asociacionin

Shkruar nga Pamfleti

Anulimi i mbledhjes për shkak të deklaratave të Kurtit? Rama

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp që po mban, u pyet nga gazetarët nëse anulimi i mbledhjes kishte lidhje me deklaratat e fundit të Albin Kurtit, por ai e mohoi diçka të tillë.

Ai shtoi se fakti që Kurti shpreh çfarë mendon hapur dhe anasjelltas, tregon se marrëdhënia mes tyre është tepër e mirë dhe afërt.

Por pavarësisht deklaratave të Rames, është pothuajse e sigurt se deklaratat e sotme të Kurtit kanë sjellë anulimin e mbledhjes së dy qeverive. Kjo pasi Rama mund ta kishte anuluar edhe para dy ditësh mbledhjen, nëse shkaku i anulimit të saj është agravimi i situatës mes Kosovës dhe Ndërkombëtarëve.

Kjo pasi situata sot është më e qetë se para dy ditësh, prandaj logjikisht argumenti i Ramës bie dhe e vetmja arsye për anulimin e takimit, mbetet ajo e hatër mbetjes me Kurtin.  

Zero sepse së pari përpjekja ime për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot, ka disa ditë që i kam kërkuar te takohemi për të folur për këtë situatë. Për mua nuk ka surpriza apo gjëra të panjohura me Albinin sepse siç më njeh ai mua e njoh edhe unë atë edhe është i sinqertë në atë që thotë. Ai beson vërtet se thotë dicka të rëndësishme dhe duhet ta marr në konsideratë dhe e fundit, zero sepse ka dy njerëz që janë të painteresuar për asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë por janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme iu duhet armiku i jashtëm. Pse i con presidenti i Serbisë ushtarët në kufi me Kosovën”, tha ai.

rama kurti

Lini një Përgjigje