
Deklaratat e sotme të Albin Kurtit kanë tërbuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka ndërmarrë një veprim që minon raportet Kosovë-Shqipëri. Mësohet se mbledhja e përbashkët e dy qeverive e planifikuar për nesër është anuluar me urdhër të Edi Ramës.
Kurti e refuzoi projektin për Asociaiconin dhe madje i tha Ramës që t’ia propozonte Vuçiçit për Preshevën. Por kjo nuk është kapërdirë nga kryeministri, i cili ka urdhëruar që takimi i nesërm në Gjakovë të anulohet.
Por çfarë e nxori nga shinat kryeministrin Edi Rama? Në një konferencë për mediat, Kurti tha se draftin që ka propozuar kreu i qeverisë shqiptare për serbët në veri të Kosovës, t’ia dërgojë Aleksandër Vuçiç dhe të vihet në zbatim edhe për shqiptarët në Serbi.
“Në Ohër kam ofruar që ta shkruaj draft statutin, nuk kam interes t’i dominoj, se jam kryeministër i të gjithëve, kam kërkuar që të ketë një dakordësi për parimet bazë, se nuk mund të ballafaqojmë tekste kur nuk kemi dakordësi për parimet dhe frymën, nuk kam dyshim që Rama beson që propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu, krejt çfarë unë propozoj është që Rama këtë draft t’ia prezantojë Vuçiçit në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë. Aq më tepër që neni 8, pika 1 thotë që republika shqiptare mbron të drejtat e minoriteve jashtë territorit të Shqipërisë, në vend që t’i propozohet për serbët në veri, t’ia propozojë për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë”, tha Kurti.
Në orën 19.30 duket se do të ketë një reagim “flakë për flakë” nga Rama, duke dëshmuar edhe një herë se marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës janë në pikë kritike.
Lini një Përgjigje