
Ish deputeti i PD, Fatbardh Kadilli ka folur në lidhje me situatën e tensionuar brenda partisë ndërsa tha se përçarja nuk është ligjore por sipas tij është betejë karriere.
Kadilli theksoi se Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë një “sëmundje që futen në labirinte kontinentesh”. Më tej, ai theksoi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e PD-së që do të zhvillohen më 29 korrik.
“Është fakt se ka përçarje në PD ligjore. Beteja brenda PD-së ligjore është betejë karriere. Secili aty po synojë se si i ka hallet në partinë, ku do të jetë si funksionarë politik. Ka shumë deputetë që nuk i dimë as emrat dhe ka shumë njerëz që prodhojnë politikë por nuk janë deputetë. Ka një degradim të madh. Një nga fatkeqësitë e PD-së zyrtare është që se si Basha, si Alibeaj dhe Bardhi që të tre kanë profesionin e juristit, që kanë një sëmundje që futen në labirinte kontinentesh. Nëse ai që ne zgjedhim nuk na çon në fitore, ai person nuk bën për ne. Unë nuk marr pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen më 29 korrik sepse nuk i quaj normale”, u shpreh Kadilli për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje