TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 14:23

Zgjedhjet për kreun e PD-së, kërcënon Gazment Bardhi: Nëse shkelet statuti çështjen do e çoj në gjykatë

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet për kreun e PD-së, kërcënon Gazment Bardhi:
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur sërish ditën e sotme për situatën e krijuar në Partinë Demokratike, pasi Kryesia i hapi rrugë zgjedhjes së kreut të PD-së.

Bardhi nuk përjashtoi mundësinë që nëse gjatë procesit për zgjedhjet e kryetarit shkelet statuti i partisë të përfundojë në gjykatë.

“Do ndjek hapat që parashikon statuti i partisë do bëj gjithçka që statuti të jetë udhëheqësi i vetëm i çdo procesi të brendshëm përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit. Jam duke vlerësuar se cilin hap duhet të hedh. Nuk do nxitohem në veprime. Kam treguar përgjegjshmërinë e duhur për situatën në të cilën ndodhet PD dhe apeloj cilindo të tregohet i përgjegjshëm. Nëse shkelet statuti padiskutim. Kemi një ngërç ligjor mbi statutin e organeve të partisë një proces që vijon, për faktin se një pjesë të anëtarëve të partisë zgjidhën një rrugë jashtë institucionale për t’iu imponuar PD. Rruga që po ndiqet nuk është në interesin e tyre, e tkurr PD”, tha Bardhi.

Dje pas vendimit të Kryesisë së PD-së për të mbajtur zgjedhjet në 29 korrik, në bazë kanë nisur lëvizjet për plotësimin e vakancave nëpër degë.

Lidhur me vendimin e kryesisë së PD-së ka reaguar edhe Gazment Bardhi, i cili tha se nuk ka asnjë informacion se si është zëvendësuar Korreshi.

“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit. Nuk kam dijeni për një propozim të tillë. Organizimi i PD-së është përgjegjësi e sekretarit të përgjithshëm. Mesa duket një grup kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë”, u shpreh Bardhi.

 

bardhi kryetari i ri i pd

Lini një Përgjigje