TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 12:25

Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Begaj: Janë shtuar sulmet kibernetike nga Irani, duhet të përgatitemi!

Shkruar nga Pamfleti
Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Begaj: Janë shtuar sulmet
Bajram Begaj në Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Begaj fjalën e tij e ka fokusuar tek sulmi kibernetik me të cilin u përball Shqipëria një vit më parë nga Irani. Ai tha se është koha që të bëhet një analizë së çfarë është bërë deri më tani dhe se sa e përgatitur është Shqipëria në përballje me sulme të mundshme.

Begaj tha se vlerëson punën që kanë bërë institucionet, ndërsa u shpreh se duhet të vendoset se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike. Po ashtu në mbledhje po flitet edhe për kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e propagandës dhe në forma hibride.

"Një vit më parë, ne u përballëm me sulme shumë të rënda, komplekse dhe sofistikuara kibernetike. Sulmet synuan shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale të Republikës së Shqipërisë, me qëllim nxitjen e destabilitetit në vend. Institucionet tona bënë të mundur që aktorët që ndërmorën këto sulme të mos e realizonin qëllimin e plotë të tyre. Vlerësoj maksimalisht punën e bërë nga institucionet. Bashkëpunimi me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO-n ka mundësuar trajnimin e specialistëve, ekspertëve. Ligji i ri për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do i shërbejnë më së miri ndërtimit të kapaciteteve moderne  

Pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe financuar nga Republika Islamike e Iranit e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar  .

Një vit pas sulmeve është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme. Të vendosim se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike. Krahas sigurisë kibernetike ne do diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare. Diskutimet gjate KSK edhe mbi kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e propagandës dhe në forma hibride."-është shprehur Begaj.

këshilli i sigurimit kombëtar sulmet kibernetike bega

Lini një Përgjigje