TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 09:47

Evis Kushi bën gati projektin “fshesa” për 1200 mësues në shtator; shkak 22% nxënës më pak

Shkruar nga Pamfleti
Evis Kushi bën gati projektin “fshesa” për 1200
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Nuk do preken mësuesit aktivistë e patronazhistë të PS dhe familjarë të politikanëve dhe zyrtarëve, ndërkohë që sipas ligjit për arsimin dhe rregullores bazë, në raste shkurtimi vendesh pune për shkak të organikës, largimet duhen bërë me vlerësim profesional

Në takimin elektoral të datës 4 prill 2023 me mësues në Tiranë, kryeministri Edi Rama, tha: - Sot ju jap lajmin e mirë, për rritjen e pagave 7% duke nisur nga 1 prilli, ndërsa vitin tjetër, pagat do bëhen 95 mijë e 550 lekë për arsimin 9-vjeçar dhe 106 mijë e 800 lekë për arsimin e mesëm.

Por  dy muaj e gjysëm pas atij premtimi, përveçse mësuesit nuk e kanë marrë rritjen e pagave 7%, por shumë prej tyre do përballen me një goditje ekonomike nga qeveria, për shkak të pakësimit të vendeve të punës.

Sipas informacionit, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka bërë gati një projekt strukturor për grupimin e shkollave e klasave në zonat e shpopulluara, që do diktojë shkurtimin e 1200 mësuesve për vitin mësimor 2023-2024.

Shkak është raporti faktik i pakësimit të numrit të nxënësve me 22%, që sipas logjikës së buxhetit, do të thotë pakësim i fondit të pagave të mësuesve, që i akordohet çdo vit Ministrisë së Arsimit.

Sinjali u dha me uljen e buxhetit për arsimin në 3 mujorin e fundit të 2022, ku nuk është specifikuar për pakësim mësuesish, por projekti i ri i strukturës organike të personelit mësimdhënës që ka hartuar ministrja Kushi, është “fshesë” për pakësimin e numrit  të mësuesve.

Për shkak se paksimi i 1200 mësuesve në muajin shtator 2023, duhet pasqyruar me riformatimin e buxhetit dhe kalkulimeve në Thesar, ministrja Evis Kushi e ka paraqitur projektin “Fshesa”  në Ministrinë e Financave, si dikasteri që kontrollon zbatimin e buxhetit për çdo sektor.

Prej këtej, të dy ministreshat Evis Kushi e Delina Ibrahimaj, njera që bën kërkesën dhe tjetra që e trajton si buxhet; pasi të kenë bërë gati materialin e përbashkët përfundimtar të detajuar, do t’ia paraqesin qeverisë si “Projekt-vendim” për t’u miratuar.

Zbatimi do realizohet nga Ministria e Arsimit si përmbajtje, dhe Ministria Financave si pakësim fondi pagash. Piketimin e mësuesve që do largohen, do ta bëjnë Zyrat Arsimore, ndërsa pas kuintave, do ta kalojnë në filtër krerët lokalë të PS, deputetët e kryebashkiakët.

Pa dyshim, që nuk do preken mësuesit aktivistë e patronazhistë të PS dhe familjarë politikanësh e zyrtarësh, ndërkohë që sipas ligjit për arsimin dhe rregullores bazë, në raste shkurtimi të organikës, largimet duhen bërë me vlerësim profesional./Pamfleti

evis kushi projekti "fshesa" shtatori mësues nxënës

Lini një Përgjigje