Megjithëse jemi 1 muaj pas zgjedhjeve, Sali Berisha që hiqet transparent, parimor e fanatik i statutit, nuk po e bën analizën e humbjes së thellë më 14 maj, ku bashkë me partinë e Ilir Metës, të Vangjel Dules e disa partiçka jashtë koalicionit si e Fatmir Mediut, fitoi kryetarët në 7 bashki të vogla dhe 16% të këshilltarëve.
Ligjërisht, Foltorja nuk ka çfarë analize të bëjë, sepse nuk është parti politike e regjistruar, por një grupim pa vulë, i bashkuar vullnetarisht për të uzurpuar PD-në, dhe nën udhërat e “kapidanit non grata”, derdhin vrerë kundër drejtuesve të DASH e krye diplomates amerikane Yuri Kim.
Por Saliu, nuk po bën as votëbesimin pas humbjes, proces që ia detyron neni 46 i Statutit të Foltores, të cilin e shtoi vetë në kuvendin e 11 dhjetorit 2021, duke e trumbetuar si model demokracie, llogaridhënie para strukturave e barazi mes kryetarit dhe anëtarve.
Para kësaj barazie statutore, Sali Berisha nuk po nënshtrohet publikisht me votë, duke u bërë sikur e ka “harruar” votëbesimin pas humbjes, kur edhe ditën e zgjedhjeve, deklaroi: - Nëse humbas, brenda javës do kalojë në votëbesim të fshehtë me kuvend kombëtar.
KQZ i deklaroi rezultatet zyrtare 3 ditë pas zgjedhjeve për çdo bashki e kandidat fitues dhe humbës, ndërsa Sali Berisha nuk e bëri procesin e votëbesimit, as brenda javës e as pas 1 muaji.
Nuk e pengon organizimi i kuvendit të votëbesimit, sepse listat e “kongresmenëve” të Foltores i ka, stadiumin e ka në dispozicion, mediat Fanes e Zenit i ka gati, ndërsa milionat për të paguar qiranë te FSHF e ka të garantuar nga oligarkët Bashkim Ulaj e Pëllumb Salillari dhe nga trafikanti Trifon Murataj i “Bana King”.
Informacionet nga Foltorja, thonë se Sali Berisha nuk do ta bëjë votëbesimin as formalisht, për dy arëye që lidhen vetëm ekzistencën e tij, në betejën për të rrëmbyer ligjërisht PD dhe për të hequr damkën “non grata”.
Së pari, Sali Berisha e di që kalimi në votëbesim si humbës, është pranim i humbjes dhe rrëzim i alibisë së tij, se votat janë vjedhur, manipuluar, blerë e marrë me shantazh nga qeveria.
Së dyti, tashmë që vula iu hoq, Foltorja humbi thellë dhe PD zyrtare ka nisur rioganizimin, Sali Berisha ka frikë nga humbja e votëbesimit të fshehtë me 70% të votave të delegatëve, mbasi ka sinjale se shumica e mbështetësve do t’i ribashkohen PD-së.
Sepse pas 10 vitesh në opozitë, do ta braktisin “non gratë”-n; e kanë filluar t’i largohen, sepse e panë që me Sali Berishën në krye e me SHBA kundër “revolucionit” të tyre, fronti “blu” jo vetëm nuk fiton, por do zhduket, ose do bëhen “jeniçerë” të Ilir Metës si më 14 maj./Pamfleti
Lini një Përgjigje