
Pjesë e festës së PS në Pallatin e Kongreseve ishte një ndër themeluesit.
Themeluesi i PS dhe ish kryeparlamentari Gramoz Ruçi e cilësoi PS forcën e vetme qeverisëse që po bëhet gati të korr sukses të madh në 2025.
‘Më mirë se çdo përvjetor tjetër me një fitore historike, me një fitore që është lexuar dhe kuptuar me shumë përgjegjshmëri dhe me përulësi për ta justifikuar me qëllim që 2025 të jetë një rezultat politik për të.’- tha Ruçi.
I pyetur se si i është dukur Partia Socialiste pas largimit të tij, Ruçi tha se “rezultati i partive politike matet vetëm me diçka, me zgjedhje”, duke nënkuptuar se e shikon edhe më mirë nga ç’ishte./m.j
Ndërsa Ulqini tha se PS nxjerr mësime nga gabimet e prandaj fitoi masivisht më 14 maj.
‘Fitorja është arsye për të qenë krenar. Partia është një organizëm i gjallë që nëse nuk nxjerrë mësime nga gabimet, PS ja ka dalë kësaj gjëje dhe prandaj u votua masivisht me 14 maj.’- u shpreh Musa Ulqini.
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar festën e Partisë Socialiste për të sulmuar Albin Kurtin dhe kritikët e tij në Kosovë.
Në fjalën e tij ai u ndal te propozimi për Asociacionin, propozim që u refuzua nga Kosova.
Rama sulmoi ashpër ata që i dolën kundër, duke deklaruar se duan të luajnë luftash.
Lini një Përgjigje