TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 22:39

Baton Haxhiu i “kreh bishtin” Saliut: Vula e PD i takon Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Baton Haxhiu i “kreh bishtin” Saliut: Vula e PD i takon

Gazetari Baton Haxhiu duket se i ka harruar akuzat që i bënte dikur Sali Berisha, i cili e akuzonte për lidhje me serbët. Madje ai e etiketonte si Baton Shanishiç. Por sot gazetari ka dalë në median e familjes së Berishës dhe ka kërkuar që t’i jepet atij vula e PD.

"Një gjykatë normale në një moment të caktuar përpara zgjedhjeve dhe një gjyqtar normal që vlerëson demokracinë përpara procedurave juridike e kam thënë dhe më parë që duhet të ja jepte vulës Sali Berishës për arsye se ishte momenti i tij dhe kishte shumicën e asaj partie.

Meqë nuk e ka marrë në atë moment do të dyshoj se ai do ta marrë dhe në të ardhmen edhe nëse shkon në Strasburg. Sa më shpejt që e premë kancerin brenda këtij rrethimi aq më shpejt konsolidohet e djathta në zgjedhjet e 2025 pushteti është shumë pranë për ta marrë", tha ai.

baton haxhiu berisha

Lini një Përgjigje