TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 22:27

“PD është bërë si Partia e Punës”, Korreshi: Nuk paska gjë më të keqe kur i persekutuari kthehen në përsekutor

Shkruar nga Pamfleti

“PD është bërë si Partia e Punës”,

Deputeti Saimir Korreshi është shprehur se PD që ka vulën, është kthyer në një parti që ka humbur standardin më minimal të demokracisë dhe fjala e lirë sot po pengohet nga njerëz që ishin ish të persekutuar.

Sipas tij, nuk paska gjë më të keqe kur i persekutuari kthehen në përsekutor

Kanë bërë një propozim për të komanduar dike tjetër në vendin tim në krye të partisë demokratike dega Lushnja, por çështja është se mua më ka mbetur akoma vula. Në qoftë se e miratojnë në kryesi të vijnë të marrin vulën dhe të ja jap, kjo që po ndodh është qesharake, sot kisha një lidhje telefonike me dikë dhe më tha se e kanë lajmëruar se Saimiri nuk është më.

Nuk paska gjë më të keqe që të persekutuari kthehen në përsekutorë, këtu është bërë si partia e punës dhe ka qene gjithë jetën në vështirësi se nuk lejohej fjala e lirë dhe sot pengon mendimin ndryshe. Këto janë problematika shumë të mëdha dhe jam ndje shumë keq pasi edhe familjarët më janë shprehur se përse e kemi bërë gjithë këtë betejë deri tani.

Unë jam për një PD të madhe fituese dhe gjithëpërfshirëse kjo po bëjnë ata nuk hyn në asnjë kategori, në qoftë se jeni që ti gjeni kryetar PD-s me dy tre veta pas unë nuk jam me ju. Kjo është e gjitha që unë kam kërkuar që nga fillimi deri më sot, mendoj dhe gjykoj që Basha, Alibeaj dhe Berisha duhet ta rimendojnë pozicionin e rikandidimit”, tha ai në një emision.

korreshi pd

Lini një Përgjigje