TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 08:25

Hera e dytë brenda 1 viti! Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Hera e dytë brenda 1 viti! Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e

Ditën e sotme Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar në orën 12:00 për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë.

“Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023”-thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e shtypit e presidencës.

Të pranishëm pritet të jenë, kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtoresha e SHISH si dhe disa prej ministrave të kabinetit qeveritar. Për kryetaren e re të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hysenin mbledhja e këshillit të Sigurimit Kombëtar do të jetë e para që pasi mori detyrën në 3 prill të këtij viti. 

Përkatësisht të pranishëm në mbledhje pritet të jenë:

1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita Nikolla

2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi Rama

3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda Balluku

4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko Peleshi

5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta Xhaçka

6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi Manja

7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar Çuçi

8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina Ibrahimi

9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip Naço

10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben Kingji

11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku

12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora Hyseni

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand Xhaferaj

2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli Tafa

3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda Karçanaj

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.

Kjo është hera e dytë që presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar për këtë vit. Mbledhja e parë u mbajt më 23 janar 2023 ku u kërkua rishikimi i dokumenteve strategjikë për çështjet e sigurisë.

 

presidenti begaj mbledh sot këshillin e sigurimit kombëtar

Lini një Përgjigje