Dita e nesërme do të mblidhen dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës në Gjakovë.
Ky takim, përkon me takimin e parë mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama pas propozimit të këtij të fundit të një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Sipas axhendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend.
Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë-Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.
Gjithashtu janë zbardhur marrëveshjet që do të firmosen ditën e nesërme mes mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Marrëveshjet janë:
1-Memorandum mirëkuptimi për parandalimine eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit
2 Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
3Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore
4 Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare
5 Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)
6-MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””
7 -Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve
8-Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
9 Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore
10 Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve
11 Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit
12 Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT
13 Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”
14-Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me “Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.
Lini një Përgjigje