Vetë koordinimi i Ramës dhe Vuçiçit të fut të dridhurat. Erdogan po qëndron në pushtet se ka me vete, përveç xhematit edhe nacionalistët laikë...
I ka shpëtuar të gjithëve një pjesë shumë e rëndësishme e fjalimit të Edi Ramës në festën e PS-së, në 32 vjetorin e saj.
Lideri i mazhorancës ka shpallur krijimin e një “komuniteti politik”, kështu e tha, që do të ecë paralel e të jetë partner me Partinë Socialiste. Një komunitet politik që sipas Ramës, do të përfshijë të gjithë ata njerëz që nuk duan të hyjnë në Partinë Socialiste, por që ne duhet t’i konsiderojmë partnerë.
Ishte një deklarim shumë i bujshëm, që realisht duhet të kishte pushtuar emisionet e darkës. Po ta shohësh me vëmendje është një akt politik që ka ndodhur edhe në Serbi.
Aleksandër Vuçiç, i cili ashtu si Rama ka vite që fiton zgjedhjet e s’ka opozitë që e përballon, ka shpallur krijimin e një subjekti politik jashtë partisë së tij. Madje ka dhënë edhe dorëheqjen nga kreu i SNS. Kurse Rama këtë s’e bën, por promovimin e subjektit të ri e shpalli. E ky afrim pozicionesh ka logjikë, pasi si Rama, ashtu edhe Vuçiç kanë të njëjtin mjeshtër e mentor, Alexandër Soros, që është në një farë mënyrë inteligjenca artificiale e ‘kukullave’ të tij politike.
Një projek që logjikisht zhduk demokracinë, alternancën dhe e kthen Shqipërinë si Serbia e Turqia.
Po si ka mundësi që askush në PS nuk flet. Sepse ish-drejtuesit e PS-së apo drejtuesit aktualë, përveç problemeve me pasurinë dhe gjyqësorin, duan të bëjnë drejtora fëmijët, nuset, bazhanakët. Kanë krijuar një merimangë, që Edi Rama ja njeh më mirë nga të gjithë dhe luan si macja me miun.
Edi Rama nuk e tha fare se si do të jetë ky subjekt i ri politik, kush do të marrë pjesë në të, por logjika kuptohet, do të ketë njerëz që quhen të së djathtës por që adhurojnë Edi Ramën, të cilët mund të krijojnë parti të djathta. Si Gjergj Luca për shembull që po bën nxemjen prej kohësh për një parti. Natyrisht për të marrë jo shumë, po aq sa mund të marrë. Qoftë edhe sa Ilir Meta. E kjo nuk duket se është një lojë e vogël, pasi duket globale.
Vetë koordinimi i Ramës dhe Vuçiçit të fut të dridhurat. Erdogan po qëndron në pushtet se ka me vete, përveç xhematit edhe nacionalistët laikë.
Sepse shpallja në ditëlindjen e PS-së, të lindjes së një subjekti politik që do të përfitojë nga votuesit socialist thjesht sepse kështu do Rama, është skandaloze. Kë ka pyetur Edi Rama për këtë operacion? Asnjë socialist nuk do të ishte dakord, pasi në fund të fundit, nëse flitet për aleancë të bëhet koalicion, e jo kooptim. Por Rama ka folur për këtë të fundit. Për një subjekt i cili do të ketë rol të rëndësishëm në qeverisjen e ardhshme. Që do të thotë që një pjesë e qeverisë nuk do të jetë socialiste, por e “subjektit të ri”. Një zhvillim që përbën një shock, por që askush nuk e çan kokën në PS. Sepse politikanët drejtues të saj, janë thjesht skllevër të Edi Ramës…/Pamfleti
Lini një Përgjigje