
Opozita ka vijuar me kritikat për kandidatët e qeverisë për ambasadorë.
Ashtu si në rastin e ish-deputetëve Ervin Bushati dhe Vasilika Hysi, qëndrimet kanë qenë të ashpra edhe për Fatmir Velajn, i cili është propozuar si ambasador në Austri.
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e sheh kandidaturën e Velajt si meritë të lidhjeve të ngushta me kryeministrin Edi Rama.
“Unë mendoj se ju jeni rasti tipik i emërimit të një ambasadori, jo për shkak të kohëzgjatjes dhe jetës suaj në këtë vend, por për shkak të afërsisë politike me zotin Rama”, tha Kreshnik Çollaku.
Ndërsa Velaj u përgjigj: “Sa i takon çështjes së fundit që thatë, se unë jam këtu nga miqësia me zotin Rama, ju them se unë jam i depolitizuar në këtë pjesë”.
Objektivat e saj para komisionit për politikën e Jashtme i shpalosi edhe Adia Sakiqi, kandidatja për ambasadore në Gjermani, e cila u zotua për çuarjen përpara të procesit të Berlinit.
“Theksi i veçantë do i vendoset punës për shtimin e mbështetjes gjermane në procesin e saponisur të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha Adia Sakiqi, kandidate për ambasadore në Gjermani
Në komision doli edhe motra e Aleksandër Frangajt, Majlinda Frangaj. Ajo do jetë ambasadore në Vatikan.
“Shpreh bindjen dhe vullnetin tim se kam për të punuar edhe më shumë për të intensifikuar marrëdhëniet dy palëshe mes Shqipërisë dhe Vatikanit”, tha Majlinda Frangaj.
Lini një Përgjigje