
Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku është shprehur se bashkimi i partisë vjen vetëm nëse Rithemelimi pushon së ekzistuari si institucion paralel i PD-së.
Në një intervistë për “Report Tv”, ai tha se Rithemelimi duhet të shkrihet ndërsa për deputetët që i janë bashkuar Berishës, shtoi se dera e PD-së është e ende e hapur dhe i ftoi që t’iu bashkohen.
“Ne duhet të bëjmë një platformë, është shumë e rëndësishme një platformë përbashkësi. Ky është një proces që duhet bërë çdo ditë, se një ndër kushtet është të bashkohet vota e demokratëve. Struktura e rithemelimit, nuk njohu legjitimitetin e gjykatës, ajo është një strukturë e një subjekti tjetër politik, por pa pushuar zyrtarisht ajo strukturë politike Rithemelimi, nuk mund të ketë një përfshirë në atë ca është PD zyrtare. Rithemelimi nuk mund të ekzistojë si një strukturë paralele. Të ndalë se ekzistuari, ata deputetë mund të kthehen. Ftesa është e hapur për tu rikthyer në PD. Por me këtë kusht, jo duke e njohur si strukturë paralele”, tha Çollaku.
Ai gjithashtu akuzoi Rithemelimin si shkakun kryesorë për mos bashkimin e opozitës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e PD, sipas tij grupi i Berishës e sabotim qëllimisht këtë proces.
“Çështja e PD është një dhe e vetme, kam qenë mbështetës i bashkimit, i një formule të përbashkët, nuk ka ndodhur ky fakt, jo për fajin tonë, ofruam platformë bashkimi, siglën, kandidatë të përbashkët dhe nga ana tjetër jemi gjetur nën akuza të padrejta. Ky proces bashkimi u sabotua, nuk u lejua të ndodhë”, vijoi Çollaku.
Ndërsa sa i takon rikthimit të Bashës në krye të PD-së, ai tha se figura e tij ka disa avantazhe dhe disa disavantezhe, por në fund do të vendosë vota e demokratëve.
“Ka avantazhin e njohjes me strukturat ka edhe histori në drejtimin e partisë, ka disavantazhe shumë defekte, mosfunksionime. Kjo është një balancë që unë nuk e mas dot, këtë do ta masë vota e çdo demokrati, do duhet të ketë një garë”, tha ai.
Lini një Përgjigje