TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 20:24

Kurti e hodhi në “kosh” draftin e Asociacionit, Rama: Unë nuk jam ariu, Prishtina minimalisht duhej ta lexonte!

Shkruar nga Pamfleti

Kurti e hodhi në “kosh” draftin e Asociacionit, Rama: Unë

Kryeministri Edi Rama komentoi refuzimin e Albin Kurtit për draftin e Asociacionit. Pasi njoftoi anulimin e mbledhjes mes dy qeverive, Rama tha se Kosova së paku duhej ta lexonte draftin.

Kurti sot ja bëri të qartë Ramës se nuk ka pse ndërhyn në këtë çështje dhe duket se kjo solli anulimin ne mbledhjes që ishte planifikuar të mbahej në Gjakovë.

Unë nuk jam ariu, jam kryeministri i Shqipërisë. Janë bërë edhe propozime të tjera, s’kam kërkuar ti imponohem askujt, as nuk pres që ai draft të adaptohet pa e parë. Nuk pres që Vuçiç të thotë bravo as që ta pranojë, sepse kanë shkruar diku në një marrëveshje që do e bëjë një ekspertë menaxhimi që është me serb a ku di unë. Mimimalisht Kosova thotë do e shohim, ca problemi ka, merre shihe njëherë, mund të jetë komplet kot. Po iu siguroj që është top, se kam shkruar unë, e kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botëror. Ata që e kanë parë në Paris. Berlin, kanë vetëm fjalë të mira. E keqja është që ka një pengesë psikologjike të fortë që ka të bëjë me natyrën e gjithë politikës së bërë nga të dy”, tha ai.



rama kurti

Lini një Përgjigje