TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 22:09

Kur vjen puna te pasuria të gjithë janë bashkë/ Deputetët të kënaqur me ILDKP, askush nuk jep llogari për milionat

Shkruar nga Pamfleti

Kur vjen puna te pasuria të gjithë janë bashkë/

Të enjten Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare dhe do të miratohet një rezolutë për ILDKP. Askund nuk vërehet asnjë kritikë. Si duket ata janë të lumtur, për sa kohë amnistohen për fshehjen e pasurive.

Kur vjen puna te pasuria, e gjithë politika bëhet bashkë. Deputetët u bënë bashkë për rritjen e pagave pak javë më parë, por ka një lloj pakti të heshtur sa i takon pronave. Askush nuk merret me pasuritë e njëri-tjetrit. Shumica kanë vila, makina luksoze, toka, etj., por nuk ja përmendin njëri-tjetrit. Mund të thonë gjithçka, por kurrë nuk prekin pasurinë.

Por përveç deputetëve që nuk flasin për pronat e njëri-tjetrit, duket sikur edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk po merret më me ta. Prej vitesh ky institucion është kthyer në bunker dhe nuk merret vesh nëse është gjetur dikush me probleme a jo. Po ashtu ende nuk po publikohen online pasuritë, ndonëse janë hedhur miliona. ILDKP njoftoi se ka paditur vjet 37 emra, por nuk dihet se cilët janë. Vetë SPAK në raportin vjetor përmend KLSH, por në asnjë rresht nuk përmend ILDKP. Pra shumica e padive janë për nivele të ulëta zyrtarësh.

Si duket kjo i ka kënaqur shumë deputetët. Të enjten Kuvendi do të mblidhet në një seancë plenare dhe do të miratohet një rezolutë për ILDKP. Deputetët vlerësojnë jashtë mase punën e këtij institucioni. 

Kur vjen puna te pasuria të gjithë janë bashkë/
Vlerësimet e Kuvendit për ILDKP

Madje aq shumë e vlerësojnë sa kanë dhënë si rekomandime disa çështje sporadike, që shkruhen në çdo rezolutë. Askund nuk vërehet asnjë kritikë. Si duket ata janë të lumtur, për sa kohë amnistohen për fshehjen e pasurive. Madje dhe deputetët e opozitës kur raportoi shefja e ILDKP nuk thanë gjysmë fjale kundër saj. 

Rekomandimet e Kuvendit janë:

-Të garantojë funksionalitetin e plotë të Sistemit Elektronik të Deklarimit të Interesave Privatë që kontribuon drejtpërsëdrejti në forcimin e besueshmërisë së institucionit, duke u angazhuar në rritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve të Autoriteteve përgjegjëse dhe në marrjen e masave të nevojshme ligjore dhe administrative për garantimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së informacionit.

-Të forcojë bashkëpunimin me institucionet vendase dhe ndërkombëtare për të përmbushur të gjitha rekomandimet, të cilat do të hartohen në përfundim të takimeve dypalëshe për harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me acquis communitaire, me fokus proceset e integrimit evropian.

-Të intensifikojë bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, si një element i domosdoshëm në drejtim të garantimit të sigurisë dhe efektivitetit të kontrolleve dhe hetimeve administrative.

-Të intensifikojë trajnimet e stafit në drejtim të forcimit të kapaciteteve administrative dhe investiguese, për të qenë kështu garant i paanshmërisë, transparencës dhe objektivitetit të institucionit.

-Të angazhohet më tepër për të siguruar efektivitet në zbatimit e ligjit për sinjalizuesit me qëllim inkurajimin e raportimit të praktikave korruptive si nga njësitë e sektorit publik ashtu dhe nga njësitë e sektorit privat, përmes trajnimit të rregullt dhe informimit të stafit të këtyre njësive, me fokus të veçantë strukturat e policisë së shtetit në përputhje me rekomandimet e lëna nga GRECO./Pamfleti

kuvendi ildkp

Lini një Përgjigje