TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 21:29

Berisha thirrje demokratëve: Të ngrihemi në mosbindje civile, ndryshe Rama nuk largohet

Shkruar nga Pamfleti

Berisha thirrje demokratëve: Të ngrihemi në mosbindje civile,

Sali Berisha ka kërkuar nga demokratët që të ngrihen në mosbindje civile. I ftuar në një emision ai u shpreh se Rama është armik i votës dhe nuk mund të rrëzohet ndryshe përveç protestave.

Rruga e vetme janë protestat dhe mosbindja civile. Ftoj çdo opozitar. Ne duhet të bindemi nëse janë të vërteta këto që kanë ndodhur. Nëse ne nuk qëndrojmë fuqishëm përballë këtij armiku të vjedhjes së votës, në zgjedhjet e tjera nuk do japë 50 mijë lekë, por do japë 100 a 150 mijë lekë”, tha Berisha.

Ai tha se si njeri në 32 vite që merrem me proceset zgjedhore, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, çfarëdo që të bëjë PD-ja.

Opozita duhet të bëjë një analizë të thellë. Gjëja më e gabuar për mua për PD-në është të injoronte farsën zgjedhore dhe ta legjitimonte atë dhe të vazhdonte analizën sikur nuk ka ndodhur gjë. Nuk pajtohemi me asnjë akt që ka ndodhur. Do ta bëjmë analizën dhe do të nxjerrim përgjegjësitë e do të zbatohet statusi. Ky proces do të përfundojë pasi të mbyllur procesi i mbrojtjes së votës. Ne duhet të bëjmë çdo analizë të thellë dhe të rrisim besimin tek shqiptarët. Ju garantoj si njeri në 32 vite që merrem me proceset zgjedhore, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, çfarëdo që të bëjë PD-ja”, tha ai.  

berisha protesta

Lini një Përgjigje