TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 07:12

Ish-ministri i PS kritikon ashpër Ramën për Kosovën: E papranueshme! Ai s'mund të flasë me zërin e ndërkombëtarëve

Shkruar nga Pamfleti
Ish-ministri i PS kritikon ashpër Ramën për Kosovën: E
Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm i PS, Sandër Lleshaj

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën, ku ai përmendi edhe sanksionet që mund ti vijnë nga BE dhe SHBA.

Sipas Lleshajt, artikulimi i Ramës me zërin e ndërkombëtarëve është i panevojshëm, pasi sipas tij ata duhet të shprehen vetë.

Lleshaj u shpreh në një intervistë për mediat se përpjekja duhet të jetë për zgjidhje të situatës dhe jo të gjejnë përgjegjësit.

Pjesë nga intervista:

Sandër Lleshaj: Ka mbërritur puna të artikulohen këto sanksione dhe masa ndaj Kosovës. Mos harrojmë që lufta u bë për Kosovën dhe tani në komunikimin politik Kosova është bërë problemi që është një situatë e papranueshme. E gjithë përpjekja jonë duhet të jetë që të mundohemi për zgjidhje të situatës dhe jo të them kush është përgjegjës. Kjo situatë do të zgjidhet në mos sot nesër. Problemi është se në një rast të një dështimi të madh të humbur do jenë të gjithë. Nuk mund të ketë në  një konflikt mes serbeve dhe shqiptarëve nuk mund të ketë shqiptarë të fituar. Duhet të ketë një qasje që i orienton nga zgjidhja dhe jo nga komunikimi

Pyetje: Ju duk ju Rama që  foli si i zgjedhur apo zëdhënës i ndërkombëtarëve?


Sander Lleshaj: Po, dhe më duket nivel i panevojshëm.

Pyetje: Është i zgjedhur apo i vetë ofruar?

Sander Lleshaj: Këtë nuk mund ta them, por vendosja në rolin e artikulimit të zërit ndërkombëtar më duket i panevojshëm.  Ndërkombëtarët të shprehen vetë dhe të mundohen ta kuptojnë situatën.

sandër lleshaj rama kosova

Lini një Përgjigje