TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 09:10

Arlind Qori: Rama t’i lërë kapriçot, nuk është arbitër mes Kosovës dhe Serbisë

Shkruar nga Pamfleti
Arlind Qori: Rama t’i lërë kapriçot, nuk është
Arlind Qori

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rami cili pasi anuloi takimin midis dy qeverive Shqipëri-Kosovë për ditën e sotme, foli për sanksione ndaj Kurtit dhe shtetit që ai drejton.

Qori shkruan se Rama nuk është arbitër midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kryeministri shqiptar duhet ti lërë kapriçot dhe Shqipëria duhet të jetë gjithmonë krah Kosovës.

“Detyra e kryeministrit të Shqipërisë nuk është të jetë arbitër midis Kosovës dhe Serbisë. As të bëhet Kasandër sanksionesh. Aq më pak të lërë kapriçot t'i diktojnë vendimet e qëndrimet.

Detyra e kryeministrit të Shqipërisë është të jetë në krah të Kosovës, në ditë të mira e në ditë të vështira.”, ka shkruar Arlind Qori në reagimin e tij.

Kryeministri Rama ditën e djeshme në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp njoftoi anulimin e takimit mes dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej sot në Gjakovë.

Teksa pohoi se dera e Shqipërisë do të jetë e hapur për Kurtin edhe nëse mbyllet nga bashkësia euroatlantike, Rama paralajmëroi ditë të vështira për Kosovën.

“Jemi në prag të vënies në zbatim të planeve për masa shtrënguese ndaj një shteti të krijuar nga ata që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit”.

Kryeministri Rama foli me emra mbi refuzuesit e draft-dokumentit të Asociacionit të propozuar nga ai për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës: “Ka dy njerëz që janë të painteresuar për Asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, jo janë bashkë që janë marrë vesh, por janë të interesuar që Asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë”.

arlind qori rama kurti

Lini një Përgjigje