
Rama u drejtohet mbështetësve nga Sheshi "Skënderbej"...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur fitoren e PS. Ashtu sikundër u lajmërura në orën 19.00, ai dhe stafi i tij u mblodhën në Sheshin “Skënderbej”. Rama u shoqërua nga bashkëshortja, i vëllai dhe fëmijët.
Në fjalën e tij Rama tha se kjo do të jetë një sfidë më e madhe. Rama u shpreh se shqiptarët i besuan sërish PS dhe shtoi se ky mandat, do të jetë i integrimit të Shqipërisë në BE.
“Për 30 ditë shqiptarët gjykuan dhe ata vendosën që të na besojnë ne si PS mandatin e katërt. Ne mbollëm besim tek shqiptarët. Ne mbollëm krenari ende më të madhe për Shqipërinë europiane, prandaj mblodhëm votat e një mbështetjeje referendare. Ne jemi Shqipëria që punon e nuk ndalet. Shqiptarët zgjodhën një vend, që ngjitet në rrugën e BE dhe jo një Shqipëri të nxirë, mbushur me urrejtjes. Shqiptarët zgjodhën dritën e yjeve të Europës dhe jo errësirën e humnerën”, theksoi ai.
Rama më pas u ndal dhe te familja, ku pati një mesazh për të ëmën që nuk jeton më, teksa më pas falenderoi fëmijët dhe bashkëshorten.
“Shumica jashtë kufijve mendon njësoj si shumica brenda kufijve, për Shqipërinë në BE. Kjo do të thotë shumë për mua dhe për ne të gjithë. Nuk di sesi t’i falenderoj sa, dhe si duhet. Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më, Aneta nuk më ndoqi, por duke qenë se edhe këtë herë, të dy u tërhoqen nga vareri në fushatë, dua t’u them të ma bëjnë hallall, po na shohin dhe janë krenar për mua dhe janë krenar për Shqipërinë që po ndërtojmë. Falenderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë, Linda Ramën. Falënderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos arrij ta mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e paepur të Zahos, nënën kryelartë të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është shtylla që i mban të katërt këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Besoj se unë flas edhe në emrin tënd, duke falënderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore”, theksoi ai.
Para një turme të madhe mbështetësish, Rama dha mesazhe për vazhdimësinë, stabilitetin dhe sfidat e reja, por u ndal edhe te fenomeni i partive të reja që hynë për herë të parë në Kuvend.
“Shqipëria sot, është Shqipëri krejt tjetër dhe nuk duan ta kuptojnë që ky popull nuk ndryshon qeverinë që ka, pa ndryshuar opozitën që nuk e do.K oha do e thotë nëse rezultati është në fakt rezultat i një përballjeje përfundimtare. Ne u bëmë partia që e mishëruam fuqishëm në sytë e shqiptarëve, që e duan Shqipërinë zonjë e BE. Edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma, Dua t’i përgëzoj drejtuesit e partive të reja që i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit të partive të mëdha. Uroj të gjejnë mënyrat për t’u rritur si alternativa dhe jo si volume zanore në mexhelisin politik”, deklaroi ai.
Më tej Rama e pranoi se fitoren nuk e ka të gjithën nga merita e tij, por dhe nga opozita. Ai tha se ky popull s'ka për ta ndryshuar qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do.
“Kjo fitore me notën 10 që e kisha parandjerë dhe paralajmëruar prej shumë kohësh mund të jetë e pabesueshme për ata që as e kanë kuptuar që Shqipëria sot është një Shqipëri krejt tjetër nga ajo dje dhe as për ata që nuk duan ta kuptojnë që ky popull nuk ka për të ndryshuar qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do. Kjo fitore nuk është e papritur as për mua që e kam kërkuar përditë qysh 4 vite më parë në momentin që sapo kam zbritur nga podiumi në mbrëmjen e fitores”, tha Rama.
PS fitoi në këto zgjedhje 83 mandate, teksa PD u katandis në 50 mandate. Ky rezultat forcon akoma dhe më shumë pozitat e Ramës, duke rritur frikën se Shqipëria mund të rrëshqasë drejt autokracisë.
Lini një Përgjigje