
Dështimi më i madh i këtyre zgjedhjeve është padyshim Ilir Meta. Përveçse garonte nga burgu, premtoi se do të dilte i pari në Tiranë. Në disa intervista dhënë për mediat deklaroi madje se do të merrte mbi 40 mijë vota. Kjo u përforcua disa herë dhe nga Tedi Blushi.
“Partia e Lirisë ka kandidatë në listë të hapur, presidentin e saj, Ilir Metaj, dhe Metaj do jetë deputeti më i votuar jo vetëm në qarkun e Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, Objektivi ynë është mbi 40 mijë vota”, deklaronte ai.
Por nga kutitë e hapura deri më tani, Meta ka marrë 2643 vota, shumë herë më pak sesa Tabaku apo Alimehmeti. Si duket Metën e kanë tradhtuar besnikët.
Lini një Përgjigje