
Kreu i opozitës, Sali Berisha duket se ka nisur tashmë përgatitej për protestën e thirrur në kuadër të aksionit të ri opozitar për “grabitjen e zgjedhjeve”.
Mësohet se sot në orën 20:30 Berisha do të mbledhë ‘ekipin’ e tij, ndërsa ende nuk dihet se cila do jetë lëvizja e radhës.
Në një mesazh dërguar të gjithë kupolës drejtuese të PD-së, Berisha ka dërguar ultimatum për të gjithë drejtuesit e qarqeve që të jenë prezent në takimin e sotme në Selinë e PD-së, pa përjashtim.
Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet apo se çfarë o të vendoset në këtë takim, por me shumë mundësi do të ketë lidhje me thirrjen që bëri sot kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën për gazetarët, ku vijoi pretendimet se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar.
Lini një Përgjigje