TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 15:21

Numërohen afro gjysma e votave nga diaspora, 4 qarqet ku mund të ndryshojë rezultati

Shkruar nga Pamfleti

Numërohen afro gjysma e votave nga diaspora, 4 qarqet ku mund të

Procesi i numërimit të votave të diasporës po vijon me ritëm të ngadaltë, por rezultatet paraprake flasin qartë: shqiptarët jashtë vendit po votojnë masivisht për Partinë Socialiste. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, janë hapur 92 252 zarfa nga gjithsej 194 889 – që përfaqëson vetëm 47.1% të totalit – por epërsia e PS-së është dominuese.

Partia Socialiste ka marrë deri tani 49 465 vota, ose 54.09% të totalit të votave të numëruara. Në vend të dytë renditet Koalicioni PD-ASHM me 25 990 vota (28.42%), ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” e Erion Veliajt mbledh 7 740 vota, që përfaqësojnë 8.46%. Partitë e tjera janë të papërfillshme në ndikim dhe vazhdojnë të marrin shifra modeste.

“Mundësia” arrin 3 221 vota (3.52%) dhe “Lëvizja Bashkë” merr vetëm 2 376 vota (2.60%). Ndërsa të tjerët – PSD, Koalicioni Euroatlantik, Aleanca Kombëtare dhe grupimet e djathta – nuk kalojnë as 1%, duke treguar mungesë reale mbështetjeje.

Pavarësisht këtij avantazhi të PS-së, rezultati përfundimtar mund të ndikojë ndjeshëm në ndarjen e mandateve në disa qarqe ku gara mbetet e hapur. 4 qarqe janë ende në lojë dhe pjesa e mbetur e votave të diasporës mund të prishë ose të konfirmojë balancat ekzistuese.

Në Qarkun e Tiranës, në luftë për një mandat duket se do të jetë deri në fund PD-ASHM dhe Partia Mundësia e Agron Shehajt. Mundësia e mbron mandatin e dytë  në Tiranë me disa dhjetëra vota, mandat i cili rrezikon të bëhet i 14 i PD-së.  Rezultat që mund të ndryshojë është edhe në Fier, ku Partia Socialiste po e mbron mandatin e 9-të me rreth 500 vota diferencë, por që po ngushtohet nga Nisma Shqipëria Bëhet, që ka një përqindje shumë të mirë të votave në diasporë.

Diferenca po ngushtohet edhe në Lezhë mes Partisë Socialiste dhe PD-ASHM, ku aktualisht është rreth 1250 vota para opozita, por mbeten edhe 5000 vota për t’u numëruar.

Lini një Përgjigje