TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 14:31

Berisha për 11 majin: Kemi prova filmike për manipulimin e zgjedhjeve, do ndjek skemën e 2001

Shkruar nga Pamfleti

Berisha për 11 majin: Kemi prova filmike për manipulimin e zgjedhjeve,

Kemi fakte dhe dokumente më shumë se kurrë lidhur me qëndrimin tonë se zgjedhjet e 11 majit janë manipuluar.

Kështu deklaroi kreu demokrat, Sali Berisha, i cili në një konferencë për mediat tha se çdo orë dalin fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Toto Rina i Tiranës, Edi Rama

“Çdo orë që kalon, nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Toto Rina i Tiranës, Edi Rama.

Por unë jam këtu para së gjithash, për të shprehur vlerësimin tim, për të gjithë ata komisionerë dhe numërues, vëzhgues të opozitës që në kushtet e një presioni të gjithëanshëm, në kufijtë e një terrorizmi shtetëror, por kryejnë detyrën e tyre dhe i ftoj ata ta kryejnë gjer në fund.

Kjo është rruga më e mire për të mbrojtur votën e shqiptarëve, në kuptimin që ne jemi të detyruar, ligjërisht dhe me kushtetutë, të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë.

Por kjo është rruga gjithashtu për të faktuar para shqiptarëve dhe botës, farsën e paprecedentë që po kundërmon në të 4-anët, farsën elektorale që organizoi narkoregjimi i Tiranës me datën 11 maj të vitit 2025.

Në këtë kuadër, Partia Demokratike dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve”, tha Berisha.

Ai deklaroi se në çdo kancelari europiane dhe më gjerë, sikundër edhe në Kongresin dhe Senatin amerikan, do të paraqiten dokumente, prova e fakte lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në 11 maj.

Kreu demokrat tha se do të vepronte njëlloj si në vitin 2001, kur në atë kohë i faktoi Botës masakrën elektorale. Berisha tha se po punohet dhe komunikohet me të gjithë kancelaritë europiane dhe më gjerë.

I pyetur se si e shpjegonte faktin që Edi Rama në 24 orët e fundit ka marrë urime nga liderë europianë si fitues i zgjedhjeve, Berisha u shpreh se e njëjta situatë si sot ndodhi edhe në 2001. “Edhe në 2001, pati urime në drejtimin e mazhorancës së asaj kohe, ndaj edhe sot mos u çudisni. E vërteta është si diamanti”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje