
Partia Socialiste i është përgjigjur me një video të publikuar në rrjetet sociale pretendimeve dhe deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha, lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit. Berisha, i cili sot numëron vetëm 50 mandate deputetësh, ka deklaruar se zgjedhjet u diktuan nga krimi dhe blerja e votave.
Në një video të publikuar në faqen zyrtare të partisë në Facebook, përmblidhen të gjitha deklaratat e Berishës nga viti 1997 ku flet për zgjedhje të grabitura e deri dje, 13 Maj, kur hodhi sërish akuza për vjedhje të votave.
“Zgjedhësit shqiptarë votuan dje në kushte dhe rrethana larg së qeni normale. Me rezultatin që arritën por që ua vodhën përdorimit të forcës për falsifikimin.
Ata vërtetë përdhosin një votë, por do të marrin përgjigjen më të merituar. Ky është një proces i shkatërruar, i manipuluar në mënyrën më absolute. Nuk mund të pranohet asnjë rezultat dhe të njihet asnjë rezultat. Mosnjohja nga ana jonë të zgjedhjeve në Tiranë e Durrës. PD nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur.
Këto zgjedhje prekin dhe rrënojnë parimet të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje. Nuk ishin zgjedhje, ishte një farcë. Pas zgjedhjeve të 2021, të cilat ai i shpalli masakër elektorale dhe ato të tilla ishin. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dhe për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale. Raporti për farsën elektorale është i përfunduar.
Nuk mund të njohim ne ku rezultatin e zgjedhjeve. Dhe njëherë thirrje popullit opozitar në protestë kundër këtyre zgjedhjeve të grabitura. ”, janë këto deklaratat e Berishës për zgjedhjet e bëra ndër vite deri dje, 13 maj për zgjedhjet e 2025.
Lini një Përgjigje