TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 17:20

“Krimi elektoral në vend nuk hetohet”, Alimehmeti: Nëse s’ka zgjedhje të lira, s’ka shtet normal

Shkruar nga Pamfleti

“Krimi elektoral në vend nuk hetohet”, Alimehmeti: Nëse

Ilir Alimehmeti, një nga kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike në Tiranë, tha se sheh me shqetësim mungesën e hetimit të krimit elektoral në Shqipëri.

I ftuar në studion e News 24, Alimehmeti theksoi se demokracia në vend është në rrezik nëse nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas tij, Partia Demokratike ka pasur programin më të mirë në vend, por kjo nuk ka mjaftuar për të sjellë ndryshimin për shkak të problemeve serioze në procesin zgjedhor.

“Krimi elektoral në vend nuk hetohet. Pasi vdes pacienti, shfaqet mjeku. Drejtësia duhet të jetë efektive dhe në kohë të shpejtë,” deklaroi ai.

Ai shtoi se janë dëbuar mbi një milion shqiptarë nga vendi në 12 vitet e fundit, duke e cilësuar këtë si një pasojë direkte e mungesës së një shteti funksional.

“Kapet ajo hallka e fundit, ndonjë numërues a komisioner. Shqipëria 2025 nuk është ajo që dua unë. Kombi shqiptar po shuhet,” paralajmëroi Alimehmeti.

Duke folur për të ardhmen dhe sfidat që e presin vendin, ai theksoi se pa zgjedhje të lira nuk mund të ketë një shtet normal.

“Ne të gjithë luftuam për Partinë Demokratike. Nëse nuk ka zgjedhje të lira, nuk ka shtet normal”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje