TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 18:38

Edi Rama kthen Shqipërinë në Republikë Presidenciale? Nikoll Lesi tregon çfarë ‘gatuhet’ në ‘kazanin’ politik e mediatik

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama kthen Shqipërinë në Republikë Presidenciale? Nikoll

Pas fitores së thellë në zgjedhje, po përflitet se Rama mund të hedhë idenë për të krijuar një shtet Presidencial, model alla Erdogan. Mbi këtë ide foli dhe gazetari Nikoll Lesi, i ftuar te podkasti i “Pamfletit”.

-Flitet për republikë presidenciale, flitet si objektivi i fshehtë i Ramës. Do ndryshojë Kushtetutën edhe ai do bëhet president. E beson?

Nuk e them dot po a jo, por si teori qarkullon nëpër kazanin e madh që thotë Rama, që mund ta bëjë me ndryshime kushtetuese apo referendum. Referendumi u pa se si është vota popullore dhe kalon si Makroni në Francë, me mandat 7 vjeçar, me të drejta ekzekutive. Nuk e di, flitet, sillet në kazanin e madh, por s’ka indicie. Është herët për tu folur. Variant i pranueshëm por duhet folur.

-E mbështet?

Nuk e them dot, por një variant pak shumë amerikan. Presidenti zgjidhet nga populli. E mira do ishte që presidenti të zgjidhet nga populli. Nëse do jetë ky variant, Rama konkurron e fiton dhe nga vitet 2035 a 2036 ai vijon të jetë prap. Sa më shumë solide të jetë një opoziaë, aq më krrekte është qeveria. Kur sheh një opozitë që është gati të vijë në pushtet, kushdo që qeveris është i kujdesshëm se thua erdhi. Kur sheh një opozitë të zhgërlaqur, atëherë, edhe unë po të jem kryeministër ashtu do bëja. Nuk besoj ta rezlizojë këtë, por qarkullon mjahaneve mediatke.

 

Lini një Përgjigje