TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 18:15

Pse pësoi disfatë PD-ja? Nikoll Lesi: Problemi kryesor Berisha, nuk duhej të kandidonte për kryeministër

Shkruar nga Pamfleti

Pse pësoi disfatë PD-ja? Nikoll Lesi: Problemi kryesor Berisha, nuk

Gazetari Nikoll Lesi, ka treguar arsyet se përse PD pësoi disfatë në zgjedhje. Sipas tij, faji kryesor ishte i Sali Berishës. Sipas Lesit, ai nuk duhet të kandidonte për kryeministër. Deklaratat ai i bëri në podkastin e “Pamfletit” në “YouTube”.

-Je i lumtur, se në perceptimin tim këtej anoje, nëse shohim analizt. Kishe preferencë PS?

Unë jam gazetar dhe ne jemi me të drejtën dhe kritikojmë pushtetin dhe të këqijat e opozitës. E kam thënë që Berisha nuk i fiton zgjehdjet. Arsyeja e parë sepse Berisha nuk nxit mobilizim, nuk preku elektoratin gri.

-Kishte mundësi?

Kishte se nuk duhej të kandidonte për kryeministër. Duhet të nxirrte një figurë tjetër se ka e djathta plot. Kur ke dëshirën për një figurë tjetër, e reklamonte, e nxirrte në sheshin e betejës dhe ai thoshte unë jam kandidati. Të mos ishte ish-ministër, mundësisht as ish-deputet. Ky kandidat, përbashkonte jo vetëm PD, por dhe pjesën gri. Krijonte besim.

-Mposhtej Rama kështu?

Nuk e di a mposhtej, por shkonte aty, aty. Berisha insistoi, siç ëhstë ai me të mirat dhe këqiat e tij, tha do jem kryeministër. Dhe kjo i dha vetëm vota militante. Nuk mposhtet Rama me 500 mijë vota. Duhej një figurë tjetër. Gabim tjetër ishte i PD dhe i doktorit, se ai është zoti në PD. Duhej të përbashkonte partitë e reja.

-Ata nuk donin...

Të gjente kompromise. Pse në 2005, Berisha përbashkoi dhe dreqin. Krijoi një front kundër Nanos. Nëse ti kërkon të vish në pushtet, karikon publikun, e motivon. Berisha mesa kuptoj, ndoshta gaboj, ai bën sikur nuk i njeh zgjedhjet, por do i njohë. BE i njohu, pavarësisht kritikave, pasi dhe ODIRI i ka kritikur, por janë raporte njësoj.

 

 

Lini një Përgjigje