
Kryeministri Edi Rama ka mohuar thashethemet për zgjedhje të parakohshme në vend.
Në një deklaratë për mediat, i pyetur nga gazetarët, Rama u shpreh se këto janë thashetheme që bëhen nën çadrën e plazhit.
Sipas tij këto nuk janë për në godinën e qeverisë.
"Mos humbisni kohë me këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohën ne këtu në godinën e qeverisë", tha Rama.
Gjithashtu Rama u ndal dhe te reforma në drejtësi dhe arrestimet në radhët e funksionarëve të lartë shtetëror të Partisë Socialiste.
Kryeministri tha se për herë të parë në historinë e tij, shteti shqiptar ka një drejtësi që nuk pyet se kush je dhe secili mban përgjegjësinë që i takon.
“Reforma e Drejtësisë në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e rëndë, më e paimagjinueshme deri përpara pak vitesh që i ka ndodhur shtetit shqiptar, jo sot por në historinë e vetë. Është gjëja më e madhe pasi qysh nga dita e krijimit të shtetit shqiptar nuk ka patur ky vend një drejtësi që të mos pyeste se kush je.
Për herë të aprë në historinë e shtetit shqiptar, njerëz të lidhur me forcën në pushtet janë marrë përpara përgjegjësisë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje